Ngrihet flamuri i Ukrainës mbi Çernobil

15:42 | 02 April 2022

Flamuri ukrainas është ngritur mbi termocentralin bërthamor të Çernobilit pas tërheqjes së forcave ruse, tha të shtunën ndërmarrja shtetërore që mbikëqyr centralet bërthamore.

“Sot, më 2 prill, në orën 11:00, flamuri ukrainas u ngrit mbi termocentralin e Çernobilit dhe u këndua himni”, shkruan CNN.

Në ceremoninë e ngritjes së flamurit mbi Çernobil ishte i gjithë stafi i termocentralit të ciltë kanë punuar që nga 24 shkurti, kur forcat ruse filluan pushtimin.

Komento: