Ngritën temperaturat, ja çfarë moti na pret ditëve në vijim

17:57 | 27 Shkurt 2019

Ditëve në vijim na presin ditë të nxehta.

Gjatë ditëve në vijim në vendin tonë do të mbajë mot më i butë, me intervale të gjata me diell. Ndërsa, në fundjave reshje të dobëta shiu.

Temperaturat minimale do të jenë nga -1C deri në 3C, ndërsa ato maksimale nga 10 deri në 15C.

Parashikimi më i detajuar:

28.02 – Më butë, kryesisht kthjellët dhe me diell.

1.03 – Mot i butë, me vranësira dhe diell. Në mbrëmje vranësirat do të shtohen, e vende-vende priten reshje të dobëta shiu, e në vise malore borë.

2.03-3.03 – Të shtunën vranësira dhe intervale me diell, kohëpaskohe me riga lokale shiu. Ditën e diel, kryesisht me vranësira, pa të reshura. Në mëngjes në vise të ulëta mundësi për mjegull.

4.03 – Butë, pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell.
Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi dhe veriu 2-7m/s. Ndërsa, shtypja atmosferike do të zbres rreth vlerave normale.

Komento: