Ngriten temperaturat, ja çfarë moti na pret sot

08:07 | 01 Shkurt 2019

Sot na presin temperatura të ndryshuara.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, të cilat do ti takojnë stadit të mesëm të troposferës.

Sipas institutit, në fushat barike dhe termike do të ketë rritje të ndjeshme.

Temperaturat pritet të lëvizin mes -1 e deri 10 gradë Celsius.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftim.

Komento: