Ngritet aktakuzë ndaj të pandehurit për ngasje në gjendje të dehur

16:38 | 23 December 2024
ngritet-aktakuze-ndaj-te-pandehurit-per-ngasje-ne-gjendje-te-dehur

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundrejt të pandehurit Y.A., i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”.

Sipas aktakuzës ndër tjera cekët se i pandehuri Y.A., më 24 gusht ka drejtuar automjetin e tipit VË pasat, në ndikim të alkoolit, në këtë mënyrë i pandehuri ka ngasë automjetin në kundërshtim me Rregullat e Trafikut Rrugor, ku ka rrezikuar jetën e pjesëmarrësve në komunikacion.

“Në atë mënyrë duke mos përshtat shpejtësinë e lëvizjes së automjetit me kushtet e rrugës dhe gjendjes së tij, me anësoren e parë të automjetit i godet dy të miturit të cilit ishin në një biçikletë, në atë mënyrë nga inercioni i goditjes pësojnë lëndime dy të miturit, ku njëri prej të miturve nga lëndimet e marra, ndërron jetë, ndërsa i mituri tjetër pëson lëndime të rënda trupor. Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”, nga neni 371, paragraf.4, lidhur me paragraf.3, dhe 1, të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të dënohet.

Komento: