Ngritja e tarifave nga bankat, bizneset ankohen

11:54 | 06 December 2018

Përfaqësues të institucioneve financiare jo bankare janë të shqetësuar me shërbimet e bankave, veçmas për ngritjen e tarifave.

Kështu u tha në tryezën e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë me Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, lidhur me faktorët kyç të zhvillimit ekonomik në Kosovë dhe ndikimin e sektorit bankar.

Gani Sallauka nga “Vllesa-Co” ka thënë se nuk po arrin të marrë shërbime të duhura nga bankat.

“Shqetësimi ynë është se sektori bankar me zor është duke na shërbyer. Ose shkon te rritja e tarifave për shtyrje të largimit. Nuk e di si të mund ë vazhdohet kështu”, theksoi Sallauka.

Mehmeti ka thënë se sa i përket rritjes së tarifave, ka një rregullore që bankat duhet ta arsyetojnë rritjen e tarifave.

“Ne si BQK do të shikojmë se bankat komerciale a janë duke vepruar në bazë të rregullores, nëse jo do të ndërmarrim masa ndaj tyre për rritje të tarifave”, ka thënë guvernatori Mehmeti.

Ai ndër të tjera ka thënë se sektori bankar ka zvogëluar normat e interesit për kredi. sipas tij, BQK është në funksion të mbështetjes të sektorit financiar me standarde bashkëkohore.

Drejtori ekzekutiv në Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë Arian Zeka, duke e vlerësuar si mjaft të rëndësishëm sektorin bankar, ka ngritur si shqetësuese shtimin e rasteve, të vjedhjeve, ku sipas tij, është cenuar siguria e bankave.

“Kjo çështje të trajtohet me kujdes më të madh nga institucionet relevante, që asetet e investitorëve të mos rrezikohen si rezultat i sigurisë”, ka thënë Zeka.

Edhe biznesmenë të tjerë paraqiten ankesat e tyre për shërbime bankare, lidhur me kartelat dhe vonesat e transaksioneve kombëtare, si dhe për rritje të tarifave.

Komento: