Ngritja e temperaturave favorizon fillimin e spërkatjeve në pemishte

10:57 | 19 February 2019

Spërkatja dimërore e pemëve si masë agroteknike, aplikohet me qëllim të eliminimit të një numri të madh të shkaktarëve që ndikojnë në shfaqjen e sëmundjeve dhe dëmtuesve në bimë. Këta dëmtues kanë qenë prezent në pemishte në vitin paraprak.

Spërkatja dimërore shërben si masë parandaluese për të zvogëluar mundësinë e paraqitjes së sëmundjeve dhe dëmtuesve.

Moti në ditët e fundit u karakterizua me reshje të kohëpaskohshme të dëborës, të shoqëruara vende-vende edhe me erë të fortë. Edhe pse krasitjet kane filluar dhe janë në proces, këto temperatura nuk kanë qenë ndihmesë për fermerët që të fillojnë spërkatjen dimërore të pemishteve me preparate kimike.

IPKO- Stacionet Agrologjike kanë gjeneruar të dhëna që janë në interes të fermerëve Kosovar. Nga data 18 shkurt e deri më 22 të këtij muaji, do te ketë ngritje të temperaturave. Në regjionin e Pejës temperatura minimale do të sillet rreth 0 deri në 1˚C, ndërsa maksimalja do të arrijë në 12˚C. Në Gjilan temperatura minimale do të sillet nga -1, ndërsa maksimalja në 11˚C.Mot i ngjashëm do të mbretëroj edhe në komunën e Vitisë, Junikut, Gjakovës etj.

Aksioni i spërkatjes duhet të bëhet kur moti është i mirë, pa erë dhe temperatura e preferueshme të jete mbi 10˚C. Temperaturat pritet të ngritën ditët në vijim, ndërsa koha është më se e përshtatshme për përfundimin e spërkatjeve dimërore nëpër pemishte.

Këto të dhëna procedohen në kuadër të projektit “IPKO-Parashikimi Agrologjik”. Stacionet agrologjike, të instaluara nga IPKO, gjenerojnë informata të sakta agrologjike për kultura të ndryshme bujqësore. Për të pranuar këto të informata, fermerët duhet të regjistrohen në bazën e të dhënave të IPKO-s duke dërguar e-mail në [email protected], ndërsa përmes SMS-ve, do të njoftohen rreth parashikimit agrologjik, sinjalizimit për sëmundjet dhe faktorët që mund të sulmojnë kulturat bujqësore. Fermerët të cilët nuk posedojnë numër të IPKO-s, do të pajisen edhe me nga një numër të IPKO-së (Pa pagesë).

Komento: