Ngrohtorja Termokosi fillon zgjerimin e rrjetit të ngrohjes për lagjen në afërsi të Parkut të Qytetit

22:44 | 03 February 2023

Termokosi fillon zgjerimin e rrjetit të ngrohjes për lagjen në afërsi të Parkut të Qytetit.

Ngrohtorja “Termokos” ka filluar punimet për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes për lagjen në afërsi të Parkut të Qytetit në Prishtinë.

Termokosi njofton se në kuadër të këtij projekti do të kyçen në rrjetin e ngrohjes 62 objekte me 767 njësi banesore.

“Kryeshefi Ekzekutiv i NP ‘Termokos’ SH.A., z. Fisnik Osmani me aksionarët e ndërmarrjes znj. Jeta Rafuna dhe z. Milazim Vitija, morën pjesë në fillimin e punimeve për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes për lagjen në afërsi të Parkut të qytetit”.

“Në kuadër të këtij projekti do të përfitojnë shumë qytetarë të kësaj lagjeje, ku do të kyçen në rrjetin e ngrohjes 62 objekte me 767 njësi banesore me 106.145 m/2 sipërfaqe”, thuhet në njoftimin për media.

Projekti bëhet e ditur se është bashkëfinancuar nga Republika Federale e Gjermanisë dhe Dukata e Madhe e Luksemburgut nëpërmes Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW) dhe nga NP “Termokos”.

“Sipas planit dinamik, shtrirja e rrjetit të gypave të ngrohjes për këtë lagje planifikohet të zgjasë disa muaj. NP “Termokos” SH.A. kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për pengesat eventuale, që do të paraqiten gjatë realizimit të punimeve dhe paraprakisht i falënderon ata për bashkëpunimin!”, përfundon njoftimi.

Komento: