Ngushtica e Hormuzit do të rihapet pa pagesë, thotë Trump, derisa Izraeli sulmon Libanin

23:50 | 16 Qershor 2026
ngushtica-e-hormuzit-do-te-rihapet-pa-pagese,-thote-trump,-derisa-izraeli-sulmon-libanin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka përcaktuar dy komponentët kryesorë të marrëveshjes së tij për t’i dhënë fund luftës me Iranin: Teherani “nuk do të ketë kurrë një armë bërthamore” dhe “Ngushtica e Hormuzit do të rihapet dhe do të jetë pa pagesë” .

Duke folur në samitin e G7, Trump është shprehur se marrëveshja e arritur midis dy vendeve është “e drejtë e mirë”.

Teherani dhe Uashingtoni do ta nënshkruajnë marrëveshjen në vendpushimin zviceran të Burgenstockut të premten, raporton BBC.

Ndërkohë, Forcat Mbrojtëse të Izraelit thonë se kanë kryer sulme në Libanin jugor sot, duke pretenduar se kanë kapur raketa dhe kanë shkatërruar një raketëhedhës që Hezbollahu qëlloi drejt trupave të tyre.

Hezbollahu thotë se ka marrë siguri nga Irani se do të kërkojë që Forcat Mbrojtëse Izraelite të tërhiqen nga Libani jugor.

Trump e përshkroi konfliktin në Liban si një “luftë të vogël” dhe këmbënguli se kjo nuk do të prishte marrëveshjen e ShBA-së me Iranin, por vazhdoi kritikat e tij publike ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.

Komento: