Ngushtohet gara, njëri nga këta tre trajnerë do të marrë drejtimin e Juventusit

15:13 | 19 Maj 2019

Massimiliano Allegri nuk do të jetë më në drejtim të skuadrës së Juventusit

Dilema kryesore në mediet italiane qëndron tek zëvendësuesi i tij tek Juventus.

Pasi është bërë e ditur se Massimiliano Allegri nuk do ta udhëheq skuadrën e Juventus në sezonin e ardhshëm, emra të shumtë po përmenden si mundësi për ta zëvendësuar italianin tek stoli i ‘Biankonerëve’.

Duke filluar nga Pep Guardiola, Zinedine Zidane e shumë emra të tjerë, ‘Football Italia’ ka ngushtuar listën e emrave në vetëm tre.

Simone Inzaghi, Maurizio Sarri dhe Sinisa Mihajlovic janë tre emrat që mund ta zëvendësojnë Allegrin, transmeton lajmi.

Sarri ka qenë shumë i kritikuar pas sezonit të tij të parë me Chelsea, edhe pse mund të ndryshoj gjërat duke triumfuar në Ligën e Evropës.

Simone Inzaghi në anën tjetër ka një kontratë të vlefshme me skuadrën e Lazio, por ka bërë të ditur se mund të largohet në fund të sezonit.

Kurse në listën e tre emrave, Sinisa Mihajlovic është ai që ka më së paku gjasa për të marrë drejtimin e kampionëve të Serie A.

Komento: