Ambasadori britanik Kosovë, Nicholas Abbott, ka reaguar pak para nisjes të takimeve në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Sipas Abbott, një rezultat pozitiv nga këto takime mund të arrihet nëse ka vullnet politik, kurajo dhe pragmatizëm nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Ai ka thënë se Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të ndihmojë në implementim.
“Një rezultat pozitiv nga bisedimet për normalizim në Ohër mund të ndodh me vullnet politik, kurajo dhe pragmatizëm nga Albin Kurti dhe Aleksander Vucic. Do të përfitojnë qytetarët dhe komunitetet. Mbretëria e Bashkuar mbështet ndërmjetësit everopian dhe qëndron gati të ndihmojë implementimin”, ka shkruar Abbott në Facebook.