“Nihal” befason me këto fjalë për “Behlulin” – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

“Nihal” befason me këto fjalë për “Behlulin”

14:06 | 18 Prill 2020

“Nihal” flet për “Behlulin”: Aktori më i mirë me të cilin kam luajtur në serial.

Aktorja Hazal Kaya numëron një sërë rolesh në serialet turke të cilat padiskutim kanë qenë më të ndjekurat nga publiku.

Megjithatë ajo ka veçuar nga të gjithë aktorët me të cilët ka luajtur, Kivanç Tatlitugun. Hazal Kaya dhe
Kivanç Tatlitug aktruan së bashku në serialin “Dashuri e ndaluar”, në rolin e
Nihalit dhe Behlulit.

Aktorja 29-vjeçare ishte e ftuar së fundmi në një intervistë dhe u shpreh kështu: “Kivanç Tatlitug është aktori më i mirë me të cilin kam luajtur. Kam mësuar shumë nga Kivançi. E kam si vëlla, e respektoj”.

Kur u pyet nga moderatori se me cilin aktor nuk ka pasur marrëdhënie aq të mirë, Hazal Kaya u përgjigj: Çagatay Ulusoy. Dy aktorët kanë luajtur bashkë në një serial dhe Hazal u shpreh se asokohe ata ishin të vegjël dhe në hapat e parë të karrierës. /revistawho

Komento: