Nikaj pret në PDK emisarin slloven për rajonin, flasin për zhvillimet politike

18:04 | 05 Korrik 2024
nikaj-pret-ne-pdk-emisarin-slloven-per-rajonin,-flasin-per-zhvillimet-politike

Sekretari për Marrëdhënie Ndërkombëtare i PDK-së, Bernard Nikaj, ka takuar sot emisarin e Sllovenisë për rajonin, Anzej Franges, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë.

Në takim është folur për aktualitetin politik, në veçanti për zhvillimet në Kosovë.

“Nikaj e ka falënderuar emisarin Frangeš për vizitën dhe diskutimin konstruktiv, duke theksuar se PDK-ja, si gjithmonë, do të vazhdojë të angazhohet në ruajtjen dhe kultivimin e marrëdhënieve të mira me aleatët tanë ndërkombëtarë”, thuhet në njoftimin e PDK.

Komento: