Nikaragua ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Italinë, shkak çështja e një vrasjeje të vitit 1978

22:20 | 16 Korrik 2026
nikaragua-nderpret-marredheniet-diplomatike-me-italine,-shkak-ceshtja-e-nje-vrasjeje-te-vitit-1978

Ministria e jashtme e Nikaraguasëka njoftuar këtë të enjte ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Italinë për shkak të vrasjes në vitin 1978 të një ish-kryeministri Italian.

Ministria tha se vendimi u shkaktua nga komentet e Ministrit të Jashtëm Italian Antonio Tajani, i cili kritikoi kombin e Amerikës Qendrore për strehimin e një ish-militanti të dënuar për vrasjen e ish-kryeministrit Aldo Moro në vitin 1978.

Tajani kishte vënë në dyshim vendimin e Nikaraguasë për t’i dhënë shtetësi Alessio Casimirri-t, një ish-anëtar i Brigadave të Kuqe të ekstremit të majtë.

Komento: