Nikollë Tunici bëhet deputet në Parlamentin e Hamburgut

16:08 | 26 March 2025
nikolle-tunici-behet-deputet-ne-parlamentin-e-hamburgut

Një shqiptar nga Kosova në skenën politike gjermane

Hamburg, 26 Mars 2025 — Sot, Nikollë Tunici, me prejardhje nga Kosova, është bërë zyrtarisht anëtar i Parlamentit të Hamburgut. Ky është një moment historik jo vetëm për të personalisht, por edhe për mbarë komunitetin shqiptar në Gjermani.

Me rrënjë nga Binqa e Vitis dhe një përkushtim të madh ndaj komunitetit, Tunici është shembull i integrimit dhe angazhimit qytetar.

Për komunitetin shqiptar, kjo është një dëshmi e fuqishme se angazhimi dhe vlerat familjare mund të shndërrohen në sukses politik. Tunici tashmë nis rrugëtimin e tij si përfaqësues i të gjithë qytetarëve të Hamburgut – me zemër shqiptari dhe vizion evropian.

Komento:
loading