Nipi i Ismail Qemalit përlotet gjatë ngritjes së Flamurit në Vlorë: Është i njëjti emocion

12:08 | 28 November 2024
nipi-i-ismail-qemalit-perlotet-gjate-ngritjes-se-flamurit-ne-vlore:-eshte-i-njejti-emocion

Nipi i Ismail Qemalit, Nedin Vlora ka qenë ditën e sotme në Vlorë, në ceremoninë e ngritjes së Flamurit me rastin e 112 vjetorit të Pavarësisë.

Nedim Vlora u takua dhe me kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti.

Ai uroi festën e pavarësisë, teksa theksoi se ndjen të njëjtin emocion që ndjeu dhe gjyshi i tij në 1912.

“112 vite, është si të ishte viti i parë për mua për emocionin që shikoj kur ngrihet flamuri, është e njëjtë. Është i njëjti emocion që përjetoi dhe gjyshi im në 1912. Do të doja të bëja një urim për Shqipërinë. E kaluara është e kaluar, por të shohim para të ardhmen. Uroj që Shqipëria të ketë një të ardhme gjithnjë e më të mirë. Rroftë Shqipëria e shqiptarët!”, tha nipi i Ismail Qemalit për mediat.

Komento: