Nipi i tij e ka ditëlindje, Sabri Fejzullahu e uron me fjalët me të ëmbla

08:31 | 27 Shkurt 2020

Festë në familjen e Sabri Fejzullahut.

Sot nipi i legjendës së muzikës shqiptare Sabri Fejzullahu, njëherit djali i këngëtarit Ermal Fejzullahu, feston ditëlindjen.

Arti sot mbush 11 vite, derisa ka marrë një urim të veçantë nga gjyshi i tij, Sabriu, shkruan Indeksonline.

“Sot Gjenerali i gjyshit e ka ditëlindjen. Njëqind vjet i festofsh o diell që më ngroh, o motivi i gjyshit, o dritë e syve të mi. E di që me ty do të krenohem tan jetën”, ka shkruar ai në një fotografi që e ka publikuar Sabriu në llogarinë e tij në Instagram.

Kujtojmë që para pak kohe, Ermali u bë baba për herë të katërt, ai është baba i 3 vajzave dhe i djalit Arti.

Komento: