
Sot, heroi Fahri Fazliu, do t’i mbushte 63 vjet jetë.
Nipi i heroit, që ia përtëriu emrin, tha për axhën e tij se ishte një uragan i bashkimit kombëtar, një zë dhe një veprim që nuk u ndal kurrë, transmeton klankosova.tv
“Fahri Fazliu i përket plejadës së luftëtarëve që luftën e bënë me pendë e me pushkë. Ai ra për të mos vdekur kurrë, në një luftë të pabarabartë, më 2 nëntor 1989, në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë. Aty, së bashku me Afrim Zhitinë, qëndruan heroikisht, duke i dhënë historisë mesazhin e përjetshëm se liria nuk vjen pa sakrificë dhe pa gjak”.
“Ranë si trimat, ranë duke kënduar, për t’u bërë përjetësisht dritë e udhërrëfyes i lirisë. Lavdi e përjetshme Heroit të Kombit, Fahri Fazliu”, ka shkruar ai.