Nis ceremonia e varrimit të Afrim Bunjakut

16:28 | 25 Shtator 2023

Qindra të pranishëm në varrimin e Afrim Bunjakut, pjesëmarrës edhe Hovenier e Szunyog.

Me qindra qytetarë, familjarë, miq, e kolegë janë mbledhur ë në ceremoninë e varrimit të policit Afrim Bunjaku, që u vra gjatë ballafaqimit me sulmet kriminale në veri.

Varrimi i heroit më të ri të Kosovës do të bëhet në fshatin e tij të lindjes, Samadrexhë të Vushtrrisë, shkruan Reporteri.net.

Në ceremoninë e varrimit po marrin pjesë edhe Ambasadori i ShBA-së, Jeffrey Hovenier, Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog, si dhe Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Aty është parë prezentë edhe Rifat Jashari, si përfaqësues i familjes Jashari të Prekazit.

Komento: