Nis çmontimi i stadiumit 974

15:52 | 09 December 2022

Kur ka mbetur edhe më shumë se një javë deri te përfundimi i Kampionatit Botëror “Katari 2022”, një nga stadiumet e përdorura për këtë turne tashmë është duke u çmontuar.

Stadiumi i përkohshëm 974 që ishte montuar në zonën Ras Abu Aboud të Dohas, do të jetë tërësisht i çmontuar brenda pak ditësh.

Ai u ndërtua duke përdorur 974 kontejnerë transporti të ripërdorur dhe u emërua sipas kodit telefonik ndërkombëtar të Katarit.

Kontejnerët e çmontuar të stadiumit thuhet se do të dërgohen në Uruguai si donacion, vend që po shpreson ta organizojë turneun e vitit 2030 së bashku me Argjentinën, Kilin e Paraguain.

Ndeshja e parë e Botërorit që u luajt në këtë stadium me kapacitet prej 44 mijë ulësesh, ishte ajo ndërmjet Meksikës dhe Polonisë. Në total, në stadiumin 974 janë zhvilluar shtatë ndeshje të turneut të Katarit.

Komento: