AC Milan pritet që këtë verë të bëjë revolucion, duke sjell shumë lojtarë të rinj në ‘San Siro’.
Në radarët e kuqezinjve është edhe mesfushori i Benficas, Florentino Luis.
Calciomercato raporton se mesfushori portugez është ‘përparësia kryesore’ e Milanit për të forcuar mesfushën, përcjell ORAinfo.
Lojtari 20 vjeçar ka një klauzolë lirimi prej 120 milion euro, por – duke pasur parasysh efektet e COVID-19 në financat e futbollit – kërkesa e Benfica tani është 45 milionë euro.
Raporti thotë se një marrëveshje për talentin e Benficës është ‘duke u afruar’, duke nënkuptuar se ka pasur një përparim në negociatat që kanë ndodhur javët e fundit. /ORAinfo/