Sot ka festë në familjen e këngëtares së njohur kosovare, Shyhrete Behlulit.
Shyhrete Behluli është njëra ndër këngëtaret më të dashura të muzikës popullore.
Me karrierë të gjatë në muzikë, e gjithë vëmendja vazhdon të jetë tek ajo, e përveç saj, në fokus të mediave rozë është edhe familja e këngëtares.
Në familjen e saj sot ka festë. Vajza e saj, Njomza feston ditëlindjen dhe nuk mungojnë urimet e shumta nga familjarët.
Është Engji, e cila e ka uruar motrën me me fjalët më të mira, duke i bashkangjitur një fotografi të bukur. “Urime ditelindja sisi. Te dua”, shkroi Engji krahas fotos.
Po ashtu, një urim të veçantë Njomzës i dedikoi edhe kunata Learta, e cila postoi një fotografi të bukur me Njomzën. “Gezuar ditelindjen Loqki, te duam”, shkroi Learta.