
Fikayo Tomori është lojtari i ri i Milanit.
Këtë lajm sapo e ka zyrtarizuar klubi kuq e zi, përcjell ORAinfo.
Kësisojë, Milani ka ushtruar të drejtën e blerjes së kartonit të Tomorit, për shumën prej 28 milionë eurosh.

Tomori ka mahnitur me paraqitjet e tij në “San Siro” ku i zuri vendin Alessio Romagnolin për të formuar një partneritet të shkëlqyer në mbrojtje me Simon Kjaer.
Me këtë blerje, Milan e ka forcuar dukshëm repartin e mbrojtjes për sezonin e ri. /ORAinfo/