Nis festa në ‘San Siro’, Milan arrin marrëveshje me yllin e madh

08:17 | 31 August 2020

Milan ka goditur në cak, duke arritur marrëveshje me njërin ndër talentët me të mdhënjë Italian.

Sandro Tonali së shpejti pritet të zyrtarizohet si lojtari më i ri i Milanit.

Sipas Sky Sport Italia, Fabrizio Romano dhe mediave tjera, Milani ka arritur marrëveshja për transferimin e mesfushorit, Sandro Tonali, fillimisht në formë huazimi me opsionin e blerjes që do të shkojë në total 30 milionë euro.

Marrëveshja është arritur këtë mbrëmje mes drejtorit sportiv, Paolo Maldini dhe presidentit të Brescias, Massimo Cellino.

Tonali do të transferohet në formë huazimi [ër 10 milionë euro, me opsionin e blerjes për 20 milionë euro plus disa bonuse.

35 milionë euro më pak se sa Interi që negocionte tash e disa muaj.

‘Milanneës.it’ gjithashtu raporton se Brescia do t’i ketë 10/15 për qind të kartonit të lojtarit në rast të shitjes në të ardhmen.

Sipas ‘Calciomercato.com’, 10 milionë do të jenë për huazimin, 15 milionë për opsionin e blerjes dhe 10 milionë bonuse.

Komento: