Nis festa të ‘Dardanët’, ylli i madh po i bashkohet Kosovës

12:09 | 02 Prill 2019

Kombëtarja e Kosovës pritet të përforcohet edhe nga një super lojtar.

Ylli i ri nga Bundesliga, Florent Muslija, secilën herë me afër Kosovës.

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) dhe shtabi teknik i Kombëtares së Kosovës kanë paralajmëruar së fundmi se shumë shpejt do të ketë ardhje të reja në skuadrën tonë shtetërore.

Njëri ndër ta mund te jetë Florent Muslija, raporton Gazeta Express. Ky i fundit është një mesfushor 20-vjeçar dhe luan në Bundesligë për Hannoverin.

Ai është një lojtar mjaft joshës për Kosoven dhe Shqipërinë, por tash për tash duket më afër “Dardanëve”.

Madje, Muslija ka drekuar bashkë me perfaqësuesin e Federatës së Futbollit të Kosoves në Gjermani, Fekmi Kongjeli.

Drekën e ka shtruar Valdrin Mustafa, i cili luan për të rinjtë e Shqipërisë në restorantin e një shqiptari ne Gjermani, ku madje ishte përgatitur një ushqim tradicional nga Kosova, fli.

Kosova po e kërkon kualifikimin në Euro 2020, andaj përzgjedhësi Bernard Challandes bashkë me FFK-në po mundohen ta rrisin skuadrën verdh e kaltër.

Komento: