Ismael Bennacer, ka përfunduar transferimin e tij në Milan, por nuk pritet të fillojë punën me klubin e tij të ri deri më 10 gusht.
Bennacer ka kaluar ditën në zyrat e Milanit duke e përfunduar testet mjekësore të tij dhe duke nënshkruar kontratën e tij pasi ka rënë dakord për një transferim prej 16 milionë eurosh nga Empoli,përcjell ORAinfo.
Megjithatë, Radio Rossonera raporton se mesfushori do t’i jepet një pushim i zgjatur nga Diavolo pasi kohët e fundit ndihmoi Algjerinë të fitojë Kupën e Kombeve të Afrikës./ORAinfo/