Nis fetsa në Drenas, Feronikeli KAMPION i Kosovës

18:17 | 19 Maj 2019

Feronikeli është kampion i Kosovës

Ndeshja e fundit mes dy skuadrave të para në Superligën e Kosovës, ishte ndeshja vendimtare për titullin e kampionit të Kosovës.

Feronikeli në shtëpi priti skuadrën e Prishtinës, të cilët kishin ardhur për fitore, pasi fitorja e Feronikelit dhe barazimi ishte e mjaftueshme që skuadra nga Drenasi të shpallen kampionë.

Pas 90 minutave lojë, fitues dolën vendasit, me golin e vetëm të shënuar nga Yll Hoxha në minutën e 73të. Me këtë ndeshje shënohet fundi i sezonit, e Feronikeli fitojnë titullin e kampionit të Supërligës së Kosovës.

Komento: