Nis fjala përfundimtare për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

14:40 | 25 Qershor 2026
nis-fjala-perfundimtare-per-vrasjen-e-trefishte-ne-gllogjan

Në Gjykatën Themelore në Pejë ka nisur paraqitja e fjalës përfundimtare për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, rasti i ndodhur në vitin 2021.

Në fillim, fjalën e saj përfundimtare po e paraqet prokurorja e rastit, Sahide Gashi, raporton RTK.

Për vrasjen e trefishtë akuzohen Halil Mehmetaj, Kreshnik  Mehmetaj dhe Kastriot Mehmetaj.

Në këtë rast kishin mbetur të vrarë dy nxënës dhe shoferi i autobusit, teksa ishte shtënë me armë zjarri ndaj autobusit që barte udhëtarët në fshatin Gllogjan të Deçanit.

Komento: