
Milan dështoi të zë vendin e katër në Serie A, duket e humbur kështu të drejtën për të marrë pjesë në sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve.
Ky rezultat ka shtyrë pronarët e Milan që t’i bëjnë disa ndryshime në ekip.
Kështu, Leonardo pritet të shkarkohet sot nga posti i drejtori i ekipit të Milan-it.

Sipas ‘Calciomercato’ Leonardo i cili filloi aventurën e tij tek Milan në korrik të vitit të kaluar do të shkarkohet sot, pëcjell ORAinfo.
Për të zëvendësuar Leondaron janë dy emra në listë. Igli Tare i Lazios dhe Campos i Lille.

Përveç Leonardos, mediat në Itali shkruajnë që edhe Gattuso pritet që të shkarkohet në ditët në vijim.
Krejt këto vijnë pas dështimit për t’u kualifikuar në Ligë të Kampionëve. /ORAinfo/