Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se ka filluar furnizimi me ujë në Mitrovicë.
Bëhet e ditur se aktualisht janë duke punuar me kapacitet të reduktuar.
Ujësjellësi u ka bërë thirrje konsumatorëve që deri në njoftimin e radhës ujin ta përdorin për nevoja higjienike dhe jo për pije.
“Lusim konsumatorët që deri në njoftimin tonë të radhës ujin ta përdorin vetëm për nevoja hixhenike dhe jo për pije”, thuhet në njoftim.
Më tej, ujësjellësi i ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e tyre.
Kujtojmë që të premtën ndodhi një shpërthim në kanalin Ibër-Lepenc në Varagë të Zubin Potokut, nga i cili u shkaktuan dëme të mëdha dhe qytetarët vazhdojnë herë pas here të përballen me mungesë të furnizimit me ujë të pijes.