Nis haxhi për pelegrinët kosovarë

08:16 | 10 August 2019

Pelegrinët kosovarë e kanë nisur haxhin.

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se të gjithë haxhinjtë kosovarë janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Sipas njoftimit të marrë nga përgjegjësit e haxhit të cilët janë atje, të gjithë haxhitë janë shëndoshë e mirë dhe gjithçka deri më tani ka shkuar sipas planit të paraparë.”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.

Sipas Bashkësisë Islame, haxhinjtë kosovarë po bëhen gati për të qëndruar në Arafat në kuadër të ritit për kryerjen e këtij obligimi fetar të konfesionit islam.

“Haxhitë kosovarë, së bashku me të gjithë haxhitë e tjerë, sot kanë filluar përgatitjet për të dalë në rrafshnaltën e Arafatit, ku do të qëndrojnë deri nesër në mbrëmje.”, njofton BIK.

Haxh është titull që u jepet besimtarëve myslimanë, të cilët shtegtojnë në vendet e ashtuquajtura të shenjta.

Komento: