
Në objektin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës ka nisur procesi i intervistimit të dy kandidatëve: Kreshnik Kaçiu dhe Liridona Ajeti-Kajtazi, të cilët janë në garë për kryetar të Gjykatës Administrative.
Komisioni për vlerësimin e kandidatëve ka këtë përbërje: Afërdita Bytyqi- kryetare, Bashkim Hyseni dhe Fahret Vellija- anëtarë, kurse Ivana Milenkoviq- anëtare rezervë.
Procesi për përzgjedhje bazohet në Ligjin për Gjykatën Administrative dhe Rregulloren 12/2022 për Procedurën e Zgjedhjes, Emërimit, Pezullimit dhe Shkarkimit të Kryetarëve të Gjykatave dhe Gjyqtarëve Mbikëqyrës.
Pas përfundimit të procesit të intervistimit, pritet që Komisioni të bëjë vlerësimin e kandidatëve ashtu sikurse përcakton Rregullorja 12/2022 duke njoftuar me rezultatin përfundimtar kandidatët, ku më pastaj parashihet e drejta në ankesë, pastaj hartimi i raportit final dhe krejt në fund procedura e votimit në KGJK bazuar në rekomandimin që ka dhënë Komisioni.
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) kishte shpallur konkursin për kryetar të kësaj Gjykate, në mbledhjen e mbajtur 30 prill 2026.