Nis ‘lufta’ mes Milanit dhe Romës, cili ekip po e transferon meksikanin Herrera

08:34 | 09 Janar 2019

Milan dhe Roma kanë nisur ‘luftën’ për sigurimin e shërbimeve për Hector Herrera.

Mesfushori meksikan ka marrë disa oferta në këtë afat, andaj është shumë afër largimit nga Porto.

Milan dhe Roma e dëshirojnë transferimin e mesfushorit meksikan, por që duhet të paguajnë 40 milionë euro, përcjell lajmi.

Porto e di se nuk mund ta mbaj në skuadër Herreran, andaj shpreson që ta përfitoj shumën e majme nga shitja e tij.

Milan e kërkon në formë të huazimi me të drejt blerje, për shkak të rregullit financiar, ndërsa Roma po negocion që të ulet çmimi.

Komento: