Portali grek Ekatimerini ngarkoi videon, duke thënë se policia turke po hidhte gaz lotsjellës në kufirin e tyre ndaj homologëve grekë.
Gazi lotsjellës raportohet se u hodh nga pala turke e kufirit Euros gjatë përleshjeve midis policisë greke dhe migrantëve që përpiqeshin me forcë të kalonin nga Turqia në Greqi.
Autoritetet Greke, të cilët postuan videon , sipas portalit, thanë që policia turke e stacionuar 40 metra nga kufiri hodhi gaz lotësjellës në zonën tampon.