Me intonimin e himnit kombëtar dhe atë shtetëror, ka nisur mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
I pranishëm është edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdoxhiku, i cili do të mbajë një fjalim.
Temë kryesore e kësaj mbledhjeje mbetet mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme dhe zhvillimet politike aktuale në vend.