Nis mbledhja e KQZ-së.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po mban mbledhjen e radhës.
Në mbledhje pritet të raportohet lidhur me rinumërimin e 314 vendvotimeve sipas vendimit të KQZ-së.
Po ashtu do të ketë raportim edhe lidhur me periudhën e votimit përmes postës.
Kujtojmë se organizata GERMIN ka kërkuar që të futen në sistemin e numërimit 4500 pako me vota të ardhura nga diaspora.