Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka filluar mbledhjen, në të cilën pritet të diskutohet për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme të partisë.
Zgjedhjet përfshijnë pozitën e kryetarit dhe strukturat e partisë.
Këto zgjedhje janë në kuadër të ciklit të rregullt zgjedhor katërvjeçar, që është i përcaktuar në statutin e LDK-së.
Ndryshe, zgjedhjet e fundit të rregullta në LDK janë mbajtur në vitin 2019.