Ka nisur mbledhja e Kryesisë së LDK-së.
Ajo po udhëhiqet nga kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa.
Në këtë mbledhje pritet të diskutohet për garën e 3 gushtit, datë kjo që do të zgjidhet kryetari i ri, ose për të tretën herë radhazi Isa Mustafa.
Në qendër të tavolinës është ulur Isa Mustafa, rreth saj kryesia e partisë.
Ndryshe, për kryetar të LDK-së tashmë kanë shfaqur ambicie disa kandidatë, ndër ta është edhe ish- presidenti, Fatmir Sejdiu.