Nis mbledhja e nënshkrimeve për heqjen e “Urosevac” nga emri i komunës së Ferizajt

15:15 | 18 Korrik 2026
nis-mbledhja-e-nenshkrimeve-per-heqjen-e-“urosevac”-nga-emri-i-komunes-se-ferizajt

Ka nisur sot mbledhja e nënshkrimeve për peticionin “Për një Ferizaj pa Urosevac”, një nismë qytetare që synon t’i drejtohet Kuvendit të Kosovës me kërkesën për shfuqizimin e përdorimit zyrtar të emrit “Urosevac” dhe përdorimin e vetëm të emrit “Ferizaj” në të gjitha dokumentet dhe komunikimet zyrtare të institucioneve.

Në ceremoninë e nisjes morën pjesë përfaqësues institucionalë, përfaqësues nga secili komunitet, të cilët bën edhe nënshkrimin e peticionit.

I pari që nënshkroi peticionin ishte kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, i cili tha se komuna e mbështet këtë nismë, duke e cilësuar atë si vendosje të drejtësisë historike.

Ai shtoi se kjo nismë duhet të shërbejë edhe si shtysë për institucionet qendrore që të shqyrtojnë emërtimet e vendbanimeve në Kosovë.

Komento: