Nis me përplasje verbale numërimi i votave për deputetë, ndërhyn policia

20:08 | 11 Shkurt 2025
nis-me-perplasje-verbale-numerimi-i-votave-per-deputete,-nderhyn-policia

Forca të Policisë së Kosovës kanë hyrë brenda sallës “1 Tetori” në Prishtinë për shkak se disa komisionerë të VV-së dhe LDK-së janë përplasur verbalisht mes vete.

Gazetarja e Kiks Kosovës tha se konflikti verbal nisi për shkak të një vote, ku komisionari i VV-së ka kërkuar që një votë të shpallet e pavlefshme, ndërsa komisioneri i LDK-së kërkoi që vota të llogaritej si e vlefshme, ndërsa kalimin në konflikt fizik e ndaloi Policia e Kosovës.

Ndërsa, tashmë Qendrën Komunale të Numërimit në Prishtinë tashmë ka nisur numërimi i votave për kandidatë për deputetë, pas më shumë se tri ore vonesë.

Vonesa u shkaktua për shkak të problemeve me sistemin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Komento: