Vazhdojnë ethet në partinë e Fatmir Limajt dhe Behxhet Pacollit.
Pas numërimit të 98.70 për qind të votave, koalicioni Nisma-AKR-PD i është afruar pragut zgjedhor prej 5 për qind.
Tash ky koalicion ka 4.92 për qind apo 38807 vota.
I duhen edhe afër 700 vota për ta kaluar pragun koalicioni Nisma-AKR-PD.