Rreth 34 mijë emra janë larguar nga listat e votuesve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Kjo është bërë e ditur në mbledhjen e mbajtur sot të KQZ-së.
Nga lista e votuesve janë larguar 33 mijë e 791 emra të votuesve, emra këta që kanë figuruar të personave që kanë qenë të vdekur ose si votues që kanë hequr dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës.
Po ashtu në këtë mbledhje u bë e ditur se janë 4 mijë e 977 aplikacione për regjistrim për votim jashtë vendit.
Sipas listës preliminare të votuesve, Kosova ka 1 milion e 972 mijë e 466 votues.