Nis pastrimi i listave zgjedhore, ja sa persona janë larguar deri tani – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Nis pastrimi i listave zgjedhore, ja sa persona janë larguar deri tani

16:41 | 04 Shtator 2019

Rreth 34 mijë emra janë larguar nga listat e votuesve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Kjo është bërë e ditur në mbledhjen e mbajtur sot të KQZ-së.

Nga lista e votuesve janë larguar 33 mijë e 791 emra të votuesve, emra këta që kanë figuruar të personave që kanë qenë të vdekur ose si votues që kanë hequr dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës.

Po ashtu në këtë mbledhje u bë e ditur se janë 4 mijë e 977 aplikacione për regjistrim për votim jashtë vendit.

Sipas listës preliminare të votuesve, Kosova ka 1 milion e 972 mijë e 466 votues.

Komento: