Është marrë vendimi për prishjen e restorantit të Mihal Kokëdhimës.
Terrorizimi që Kokëdhima, pronari i restorantit “Panorma” u bëri turistëve spanjollë bëri të mundur që organet shtetërore të bënin kontrolle mbi restorantin ku rezultoi që restoranti ishte ndërtim pa leje dhe se Milhal Kokëdhima nuk i paguante taksat.
Kjo ka bërë që sot të merret vendimi për prishjen e restorantit “Panorma” i cili ndodhet në plazhin e Porto Palermos në Himarë.
Aktualisht ka rreth 100 forca police dhe të IKMT-së tek restoranti si dhe një vinç që do të shembë restorantin e Kokëdhimës.
Pritet largimi i orendive nga restoranti dhe hoteli qe t’i fillojë prishja e godines. Ndërkohë është shembur tabela kryesore me emrin e restorantit.
Kujtojmë që Mihal Kokëdhima është tani në mbajtje nga policia. Ai ndoqi dhe sulmoi turistët spanjollë pasi ata nuk qëndruan për drekë tek restoranti i tij nga pakënaqësia me shërbimin.