Nis prishja e restorantit të shqiptarit që terrorizoi turistët spanjollë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Nis prishja e restorantit të shqiptarit që terrorizoi turistët spanjollë

09:11 | 21 Gusht 2019

Është marrë vendimi për prishjen e restorantit të Mihal Kokëdhimës.

Terrorizimi që Kokëdhima, pronari i restorantit “Panorma” u bëri turistëve spanjollë bëri të mundur që organet shtetërore të bënin kontrolle mbi restorantin ku rezultoi që restoranti ishte ndërtim pa leje dhe se Milhal Kokëdhima nuk i paguante taksat.

Kjo ka bërë që sot të merret vendimi për prishjen e restorantit “Panorma” i cili ndodhet në plazhin e Porto Palermos në Himarë.

Aktualisht ka rreth 100 forca police dhe të IKMT-së tek restoranti si dhe një vinç që do të shembë restorantin e Kokëdhimës.

Pritet largimi i orendive nga restoranti dhe hoteli qe t’i fillojë prishja e godines. Ndërkohë është shembur tabela kryesore me emrin e restorantit.

Kujtojmë që Mihal Kokëdhima është tani në mbajtje nga policia. Ai ndoqi dhe sulmoi turistët spanjollë pasi ata nuk qëndruan për drekë tek restoranti i tij nga pakënaqësia me shërbimin.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!