
Ka nisur protesta para objektit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit për pezullimin e mallrave dhe shërbimeve ndërtimore në Rugovë.
Protesta po organizohet organizohet nën moton “Rugova nuk hesht – Rugova kërkon drejtësi!”.
Protestuesit po mbajnë pankarta në duar “Stop padrejtësive ndaj trevës së Rugovës”, “Zhvillimi nuk është krim”, “Rugova jashtë parkut”, e të tjera.
Ndërsa, është bërë e ditur se pas ministrisë protestuesit do të shkojnë tek Qeveria./eo