Nis protesta kundër rritjes së çmimeve të sigurimeve: Mos na varfëroni

13:19 | 22 November 2019

“Mos na varfëroni”, protestohet kundër rritjes së çmimit të sigurimeve të veturave

Rritja e çmimit për sigurimin e veturave i ka nxjerrë qytetarët në rrugë.

Ata sot kanë dalur për të protestuar para objektit të Bankës Qendore në Prishtinë, shkruan lajmi net
Edhe nesër, grupacione të ndryshme në Kosovë kanë paralajmëruar protestë për çështjen e njëjtë.

Ndryshe, nga BQK përmes një konferencë për media kanë thënë se rritja e çmimit të sigurimit të veturave është bërë pa ndonjë shkelje ligjore.

Të pyetur për protestat e paralajmëruara për të premten e të shtunën kundër vendimit të BQK-së, drejtues të këtij institucioni shprehën gatishmërinë që t’ua sqarojnë shkaqet e këtij vendimi protestuesve.

Komento: