Nis protesta në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së

13:26 | 13 Dhjetor 2025

Ka nisur në Shkup nga ora 13:00 protesta e organizuar nga kategoritë e dala të luftës në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Shumë qytetarë u panë me flamuj shqiptarë në duar dhe me fotografi të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.

Organizatorët thanë se protesta do të jetë paqësore dhe se përmes saj synojnë të bëjnë thirrje për vendosje të drejtësisë.

Komento: