Nis puna në rrugën që lidh Junikun me Deçanin, vlera shkon derin gjysmë milioni

14:32 | 03 June 2019

Janë nis punimet në rrugën që lidh Junikun me Deçanin.

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, të hënën mori pjesë në përurimin e fillimit të punimeve të rrugës që lidhë Junikun me Deçanin dhe inspektoi punimet në një projekt tjetër të kësaj komune.

Siç njofton kumtesa, këto dy projekte infrastrukturore, vlera e të cilave shkon në gjysmë milioni euro, janë investim i MIT-së dhe ndikojnë në lehtësimin e lëvizjes për banorët e fshatrave të Junikut dhe Deçanit, e po ashtu edhe në zhvillimin e bujqësisë të këtij rajoni me potenciale të mëdha.

Ministri Lekaj i bëri vizitë plantacionit të pemëtarisë “Luna”, ku konfirmoi mbështetjen e Qeverisë Haradinaj dhe dikasterit që ai drejton nëpërmjet investimeve në infrastrukturë dhe forma tjera të mbështetjes për ndërmarrësit që gjenerojnë vende pune

Komento: