
Ka nisur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, e thirrur për shqyrtimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Seanca ishte paraparë të fillonte në ora 09:00, por nisja e saj u vonua për më shumë se një orë.
Në sallën e Kuvendit janë të pranishëm deputetë nga partitë parlamentare, ndërsa seanca pritet të vijojë me shqyrtimin e projektligjit që lidhet me Dhomat e Specializuara të Kosovës.