Nis seanca e Kuvendit, pritet votimi i Ushtrisë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Nis seanca e Kuvendit, pritet votimi i Ushtrisë

10:28 | 14 Dhjetor 2018

Seanca e Kuvendit ka nisur para pak minutash ku do të miratohet transformimi i FSK-së në Ushtri.

Në këtë seancë pritet të votohen tri projektligje të cilat e mundësojnë transformimin e FSK-së në Ushtri.

Deputetët e pozitës dhe opozitës kanë deklaruar se do të votojnë pro këtyre projektligjeve.

Ndërsa Lista Serbe është deklaruar kundër krijimit të Ushtrisë së Kosovës.

Pas votimit të projektligjeve, sot në orën 17:00 do të mbahet një ceremoni në objektin e MFSK-së.

Komento: